Era e fortë pezullon punën në porte të Shqipërisë
13 shkurt 2019
| 14:14
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe det të “dallgëzuar”. Forca e dallgëve ka arritur deri në 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës ka shkuar në 60 km/h.
Kjo situatë ka ndikuar në pezullimin lundrimit të anijeve tregtare dhe atyre të peshkimit.
Ndërsa vështirësi në lundrimin kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve, të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë. Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes.
Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve të tyre me qëllim shmangien e incidenteve në det. /Tv Klan/