Era e fuqishme, hoqi kulmin e muzeut në Malishevë
30 nëntor 2017
| 15:50
Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme.
Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut.
“Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna. Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.