Era e fuqishme rrëzoi tendat te Grandi në Prishtinë (Foto)
Disa tenda të vendosura në kryeqytet, në sheshin “Zahir Pajaziti” afër Hotelit Grand, nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), janë rrëzuar nga era e fuqishme në mesditë.
Zjarrfikësit dhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mënjanuar rrezikun.
Ndërkohë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë dëmtuar tre vetura që kanë qenë në parking por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
“Era e fuqishme ka çmontuar një pjesë të tendave të vendosura nga OSBE për Panairin Gratë në Biznes në Sheshin Zahir Pajaziti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e DShP dhe Zjarrfikëset e Prishtinës. Për fat të mirë nuk ka të lënduar dhe ka dëme vogla materiale (tri vetura të parkuara). Ekipet e emergjencës janë duke pastruar terrenin”, ka thënë Ahmeti.