Era Istrefi më romantike se kurrë, vendos simbol në çantë numrin e Amir Rrahmanit
12 nëntor 2023
| 18:06
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi po shijon lidhjen romantike me kapitenin e Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani.
Ky i fundit sot kur do të zhvillohet loja Kosovë-Izrael, qëndroi me ekipin e Napolit, i cili zhvilloi përballjen me Empolin që bëri befasinë e javës në Serie A duke fituar ndeshjen me rezultat minimal 1-0.
Ndeshjen në tribuna e përcolli edhe Era Istrefi, si e dashura e Rrahmanit, madje duke u treguar më romantike se kurrë.
Çantës së saj ajo ia shtoi numrin 13 së bashku me një zemër e cila shkëlqente nga gurët, numër ky i cili i takon të dashurit të saj.