Era Istrefi do të këndojë në himnin zyrtar të Botërorit
22 maj 2018
| 16:11
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do këndojë në këngën zyrtare të Kupës së Botës në një duet me aktorin Uill Smith dhe Niki Xhem.
Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Guardian”. Kënga zyrtare e Botërorit pritet të publikohet të premten nga Diplo, producenti amerikan që i ka realizuar hitet “Lean On” dhe “Cold Water” me grupin e tij Major Lazer.
“Uill Smith po i rikthehet muzikës, pasi do ta incizojë himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 me yllin e zhanrit të muzikës regeton Niki Xhem dhe këngëtaren kosovare të muzikës pop, Era Istrefin”, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”.
Kënga zyrtare e Kupës së Botës, “Rusi 2018” do të përformohet në ceremoninë hapëse dhe përmbyllëse të eventit futbollistik më të rëndësishëm të globt.