
Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës me Norën
04 prill 2019
| 17:24
Era Istrefi duket se ka zbuluar datën se kur do publikojë këngën në bashkëpunim me motrën e saj Nora Istrefi.
“Nuk e di” titullohet kënga që do sjellin dy motrat.
Era ka publikuar një foto në llogarinë e vet në “Instagram” mbi një makinë luksoze dhe në përshkrim ka shkruar 19 prillin si datën e publikimit të këngës.