Era Istrefit i refuzohet viza, detyrohet të anulojë koncertin në SHBA (FOTO)
23 dhjetor 2022
| 18:50
Këngëtares Era Istrefi i është refuzuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e ftuar të këndonte në natën e Krishtlindjeve.
Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja, e cila përmes një postimi në Instagram, i ka njoftuar ndjekësit e saj se koncerti i planifikuar të mbahet në Nju Jork është anuluar – për çka, ylli i hitit “BonBon” ka kërkuar edhe falje.
“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardhë për mua aty”, ka shkruar ajo.