Era nëse nuk do të bëhej këngëtare, do të zgjedhte të bëhej psikologe
10 dhjetor 2018
| 11:15
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila tash e sa kohë njihet në botë për suksesin e saj në muzikë, në një intervistë për “Nexus Radio” u pyet se çfarë profesioni do të zgjidhte nëse nuk do të ishte këngëtare.
Ajo u përgjigj se profesioni që do të donte të ishte është psikologe, pasi që i pëlqen të dijë se si funksionon mendja e njeriut. Istrefi gjithashtu foli edhe për arritjet e saj, ku e ceku pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës 2018, duke thënë se për të do të mbetet ndër përvojat më të mira.