Erden Atiq nis zyrtarisht punën si kryetar i Mitrovicës së Veriut
22 maj 2023
| 11:41
Erden Atiq, ka nisur punën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ai ka thënë se tashmë ka filluar edhe më emërimin e drejtorëve të rinj teksa ka shtuar se do t’i vizitojë edhe punëtorët e administratës së komunës.
“Këto ditë kemi shumë punë për të bërë. Kam nisur me emërimin e drejtorëve dhe sot gjatë ditës do t’i vizitoj edhe punëtorët e administratës. Përveç mediave sot pres edhe shumë mysafir të tjerë”, ka thënë ai.
Atiqi ka përmendur edhe çështjen e Urës së Ibrit, për të cilën tha se tashmë është në dorën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.
“Për Urën e Ibrit tashmë kemi një vendim të asamblesë komunale dhe tani është në dorën e MAPL-së”, ka thënë ai. /Dukagjini