Erdhen nga Anglia për të nisur një jetë të re në Koliqin e Prishtinës
Investimi i çiftit mërgimtar në Kosovë.
Pas plot 30 vjetësh në Angli, çifti kosovar kthehen në vendlindje, për të vazhduar jetën tutje.
Arben Leci, së bashku me bashkëshorten, Safeten, pas kthimit nga Anglia, kanë hapur një restorant, ku përgatitet ndër të tjera edhe ushqimi tradicional.
Çifti që e la Anglinë u kthyen në fshatin Koliq, i komunës së Prishtinës. Ata thanë se nuk e patën të vështirë ta merrnin vendimin për kthim në Kosovë.
Të vetmen brengë që e ka Safete Leci është ndarja nga fëmijët, të cilët po e vazhdojnë jetën e tyre në Angli.
Nga fëmijëria, Safete Lecit i kanë mbetur kujtimet në këtë fshat, por nuk e kishte parë asnjëherë më të boshatisur.
Qëllimi kryesor i dyshes që hapi restorantin e parë në Koliq të Prishtinës ishte tërheqja e vizitorëve drejt këtij fshati karakteristik për kah natyra e peizazhi që e gëzon.
Veç tjerash, ata synojnë zgjerimin e mëtejshëm në atë zonë.