Erdhën për pushime në Kosovë, vajza dërgohet pa shenja jete në spital
05 korrik 2022
| 08:44
Një vajzë është dërguar pa shenja të jetës nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.
Sipas prindërve të viktimës, vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje. Ata kishin ardhur nga Norvegjia për vizitë në Kosovë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.