Erdhën vaksinat “AstraZeneca”

28 mars 2021 | 20:29

Sonte kanë arritur në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19.

Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga “AstraZeneca”, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, ka sjell dozat e vaksinës, të cilat kanë ardhur nga Amsterdami përmes Stambollit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.

Nga COVAX-i, në total Kosova do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë “AstraZeneca”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel në emisionin “Kojshia Show” mysafire ishte zëdhënësja…