Erdhi koha për president shqiptar të Maqedonisë së Veriut
Kandidati i pavarur për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, profesori Blerim Reka, ka bërëme dije se fushata parazgjedhore dhe mbështetja e qytetarëve kanë kaluar pritshmëritë.
Ai ka thënë se entuziazmi i qytetarëve dhe kritikat e oponentëve konfirmojnë se kandidimi për president ka qenë i qëlluar dhe serioz.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën“Epoka e re”, Reka ka deklaruar se pret përkrahje tëgjerë nga qytetarët meqë, sipas tij, qytetarët më nuk do t’i dëgjojnë direktivat partiake, por ndërgjegjen e tyre.
Reka ka shprehur optimizëm se do të jetë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve.
Ai ka treguar se platforma e tij parasheh një republikë shumetnike, euroatlantike dhe me sundim të ligjit.
Reka ështëzotuar se do të angazhohet për ç’kapjen e shtetit dhe deprivatizimin e tij.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)