Erdhi Lajçaku në Kosovë, Kurti e pret në zyrë

13 tetor 2022 | 09:03

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák, po qëndron në Kosovë. Ai në orët 9:30 do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Njoftimin për këtë takim e ka dhënë zyra e Kryeministrit. Nuk dihet nëse emisari Lajçak do të ketë edhe takime të tjera në Kosovë.

Ndryshe, për dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, është përmendet edhe në Raportin e djeshëm të Komisionit Evropian.  Në rekomandimet e KE-së thuhet se nga të dyja vendet, Kosova e Serbia, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje. Me datën 4 shtator, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar kryeministri Kurtit dhe presidenti serb Vuçiqit, kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit ka bërë me dije për Radio Kosovën…