Erdogan: Biznesmenët që e largojnë pasurinë kryejnë “tradhti”
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se biznesmenët që përpiqen ta largojnë pasurinë jashtë vendit, kryejnë “tradhti”.
Gjatë një raporti në televizion, zoti Erdogan mbrëmë theksoi se “jam i vetëdijshëm se disa biznesmenë po përpiqen t’i dërgojnë pasuritë e tyre jashtë vendit” dhe ka shtuar se i ka bërë thirrje qeverisë “që të mos i autorizojë këto lëvizje, pasi ato janë akte të tradhtisë”.
Megjithatë, ai nuk e ka përmendur ndonjë emër të biznesmenëve eventualë, që janë përpjekur ta largojnë pasurinë nga Turqia.
Këto komente u bënë vetëm disa ditë pasi prokurorët urdhëruan konfiskimin e pasurisë së një tregtari me ar me shtetësi turko-iraniane, i cili në një gjykatë në Nju Jork po dëshmon kundër një bankeri turk të akuzuar se i ka shkelur sanksionet e Shtetevetë Bashkuara kundër Iranit.
Në dëshminë e tij, biznesmeni me ermin, Reza Zarrab, e ka akuzuar Erdoganin dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, se kanë marrë pjesë në nënshkrimin e një transakcioni në skemën prej 1 miliard dollarësh për t’i pastruar parat iraniane nga shitja e naftës dhe gazit, nëpërmjet transakcioneve me ar, në mënyrë që Iranit t’i mundësohej shfrytëzimi i fondeve në aspektin ndërkombëtar duke i shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.