Erdogan: Covid-19 shkaktoi krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore
22 prill 2020
| 13:22
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se kostoja njerëzore dhe pasojat ekonomike nga pandemia e Covid-19 e kanë shndërruar atë në një krizë globale, shkruan Anadolu Agency.
“Me pasojat e saj ekonomike, pandemia u shndërrua në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha presidenti Erdogan.
Komentet e tij vijnë gjatë një takimi të bordit qendror ekzekutiv me anëtarët e partisë së tij të mbajtur përmes një videokonference..
Turqia deri më tani ka regjistruar rreth 95,591 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 2,259 viktima.