Erdogan: Europianët t`ua dinë për nder ushtarëve turq
Në një intervistë për DW, Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se nëse njësitë kurde të mbrojtjes së Popullit, YPG, tërhiqen ashtu sic është thënë, “nuk do të ketë … ndonjë nevojë për veprim të mëtejshëm ushtarak.”
Por ndërsa në mbarë botën, ofensiva e forcave turke është parë si pushtim dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kalin e konsideron praninë e ushtarëve turq në veri të Sirisë si një garanci, së pari se do të lëvizet drejt një procesi politik në këtë pjesë të vendit fqinj, dhe së dyti, për mbrojtjen e refugjatëve sirianë dhe njerëzve që janë shpërngulur brenda kufijve.
“Ne kemi prani ushtarake në zonën e Idlibit, kemi 12 posta ushtarake. Mendoj se është falë ushtarëve tanë në Idlib që nuk kemi një krizë tjetër humanitare dhe një dallgë emigracioni. Mos harroni, rreth 3 milionë vetë janë ngjeshur në atë pjesë të Sirisë dhe nëse do të kishim lejuar sulmet e regjimit sirian atje, do te kishim një apo dy milionë refugjatë te tjerë që do të vinin drejt Turqisë sepse nuk kanë se ku të shkojnë tjetër. Miqtë tanë europianë duhet t`ia dijnë për nder ushtarëve tanë që po bëjnë një punë kaq të rrezikshme, por të rëndësishme”, është shprehur ai./shqip