Erdogan: Gjashtë të vrarë nga shpërthimi në Stamboll

13 nëntor 2022 | 16:45

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit, raporton Anadolu Agency.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya shkroi më herët në “Twitter” se të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja ka dalë sot në një…