Erdogan: Kanë mbetur vetëm dy liderë në të gjithë botën, unë dhe Putin!
Zhvillimet në Siri aktualisht duken të favorshme për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka formuluar strategjinë e tij dhe ka dhënë “bekimet” e tij për përmbysjen e Bashar Al-Assad. Në të njëjtën kohë, ai deklaron se i konsideron vetëm dy njerëz si liderë botërorë veten dhe Vladimir Putin. Gjatë një diskutimi që pati me studentët, një i ri iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar presidentit turk raportet për marrëdhëniet diplomatike të vendit me Gjermaninë.
Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë i detyrohet suksesit të tij në marrëdhëniet diplomatike, ku ai u përgjigj: “Është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë. Ne e quajmë këtë “sulme” të diplomacisë. Kanë mbetur vetëm dy nga liderët botërorë. Unë dhe Putini. Kam mbushur 22 vite në presidencë. Putini po afrohet. Të gjithë të tjerët janë neutralizuar ose janë zhdukur”.
“Merkel kishte një vend në politikën gjermane. Pasi u largua nga politika në Gjermani përfundoi. Një nga udhëheqësit e mi të preferuar është Gerhard Schroeder (ish-kancelar). Respekti i Shrëderit për ne ishte i ndryshëm dhe ai ishte një lider vërtet i mirë. Marrëdhëniet e tij me ne ishin shumë, shumë të ndryshme. Për shembull, Shrëderi nuk pinte birrë në tavolinën ku unë u ula gjatë Ramazanit. Ai ishte një person shumë i respektueshëm, një person ndryshe. Ne ende flasim sot dhe ai është për vizitë në Turqi. Schroeder ka një pozicion shumë të fuqishëm në politikën gjermane. Shpresoj që në Turqi të ketë politikanë të ngjashëm me Schroderin”, shtoi ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.