Erdogan kërcënon Greqinë me refugjatët

12 nëntor 2021 | 14:10

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar  Greqinë se do të hapë portat për refugjatët.

Shkak është bërë deklarata e kryeministrit grek, sipas të cilit, burimi i emigracionit është Turqia.

“Nuk mund të flitet kështu me një vend që po strehon rreth 5 milionë refugjatë. Të thuash që problemi i refugjatëve e ka burimin në Turqi është mosmirënjohje. Nëse ne do të hapim dyert, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia.  Është Greqia ajo që ka vrarë shumë refugjatë duke i mbytur në det. Këtë e kemi me fakte. Më vjen keq që Mitsotakis dhe lloji i tij po kalojnë pushtet me gënjeshtra. Ngaqë këta nuk janë të drejtë, nuk ka siguri në rajon. Me fjalë Greqia mund të bind botën, por Turqinë nuk e mashtron dot”, ka deklaruar Erdogan në konferencë të përbashkët për gazetarët me kryeministrit hungarez Viktor Orban Orban.

Ky i fundit i bëri thirrje BE që t’i përmbahet marrëveshjes për refugjatët. “Nëse unioni nuk siguron kufijtë e tij, Bashkimi Evropian do të shpërbëhet.Turqia ka një rol kryesor për të ndaluar situatën me refugjatët. Mendoj se BE duhet të vijojë mbështetjen financiare për Turqinë. Paratë nuk duhet të jepen me pjesë, por njëherazi”, ka deklaruar ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz…