Erdogan kërcënon me sulme të reja kundër kurdëve sirianë

31 tetor 2018 | 11:49

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë të martën se shteti i tij ka finalizuar planet për një “operacion efektiv” që do të shënjestrojë milicinë kurde të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, hap i cili mund të rrisë edhe më shumë tensionet në zonën ku gjendet baza e forcave të udhëhequra nga SHBA-ja, transmeton “Reuters”.

Deklaratat e Erdoganit vijnë pasi ushtria turke ka nisur sulme në pozicionet e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) dhe ka përsëritur paralajmërimet e vazhdueshme për të zgjeruar operacionet e Ankarasë në verilindje të Sirisë.

Forcat turke kanë dërguar forcat e kurdëve sirianë nga perëndimi në Eufrat në dy operacione, më 2016 dhe 2018.

Ankaraja konsideron këtë milici si kërcënim terrorist dhe zgjatim të rebelëve kurdë që ka kryer kryengritje brenda Turqisë.

“Shumë shpejt do t’i largojmë ata në mënyrë efikase”, ka thënë Erdogan që ka premtuar kohë të gjatë për të pastruar gjithë veriun e Sirisë nga kurdët sirianë.

Uashingtoni dhe Ankaraja janë pajtuar gjatë verës për një marrëveshje që do të largonte militantët kurdë në mënyrë efektive janë veriut të Sirisë.

Sipas marrëveshjes, trupat amerikane dhe ato turke do të patrullojnë bashkërisht në Manbixh, zonë e cila gjendet në perëndim të Eufratit.

Megjithatë ende mbetet e paqartë se si një ofensivë potenciale e Turqisë në Eufrat do të ndikojë në trupat amerikane që operojmë me luftëtarët kurdë./gsh.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionerin evropian…