Erdogan lëshon urdhërarrest për basketbollistin Kanter
Politika e Erdoganit për t’i dënuar kundërshtarët dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë po vazhdon.
Së fundi është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Enes Kanter, duke e akuzuar atë se i përket një organizate terroriste.
Sipas raportit, zyra e kryeprokurorit të Stambollit ka paraqitur një kërkesë për ekstradim dhe ka njoftuar Interpolin, i cili tashmë ka një kërkesë për të gjetur dhe arrestuar Kanter, shkruan “albinfo.ch”.
Basketbollisti i njohur turk ka qenë një kritik i hapur i presidentit turk, Receep Tayyip Erdogan dhe është përkrahës i klerikut mysliman Fetullah Gulen, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e një grushti ushtarak të dështuar në vitin 2016.
Kanter ka mohuar akuzat. Ai nuk udhëtoi me skuadrën e tij New York Knicks, që zhvilloi një ndeshje në Londër, siç është bërë zakon tashmë, që një ndeshje e NBA-së të zhvillohet në kryeqytetin britanik.