Erdogan: Marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen me investime dhe tregti
Marrëdhëniet mes Uashingtomnit dhe SHBA-së do të forcohen me investime dhe tregti, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën në një fjalim për përfaqësuesit e kompanive amerikane.
Të dy vendet janë në kundërshtim me çështjet që përfshijnë politikën e Uashington në Siri, kërkimin e Ankarasë për ekstradimin e klerikut, Fetullah Gulen që fajësohet për grusht shtetin e dështuar dhe shqetësimet e Uashingtonit rreth shtetasve të SHBA-së dhe stafit të ambasadës në Turqi.
Arrestimi dhe ndalimi i pastorit amerikan, Andrew Brunson i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, thelloi përçarjen dhe kjo bëri që presidenti Trump të vendos sanksione ndaj Turqisë dhe tarifa të dyfishta në tregti gjë që ndikuan në një rënie drastike të lirës turke.
Në hakmarrje, Turqia dyfishoi tarifat për disa importet e SHBA, duke përfshirë alkoolin, makinat dhe duhanin.
“Unë besoj se partneriteti ynë strategjik me Shtetet e Bashkuara do të forcojë më tej me investime dhe tregti pavarësisht nga të gjitha uljet dhe ngritjet,” tha Erdogan, sipas Reuters.
Ngjarja për bizneset amerikane që veprojnë në Turqi ka qenë e mbyllur për mediet dhe nuk ishte e mundur të konfirmohej nëse fjalimi ishte dorëzuar si i shkruar.
Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë çdo hap në mënyrë që bizneset të mos dëmtohen nga masat tregtare dhe të mos komprometojnë parimet e tregut të lirë, sipas këtij teksti.