Erdogan para takimit me Bidenin: Nuk dua kushte për asnjë temë

14 qershor 2021 | 13:58

Një ‘erë të re’ në marrëdhëniet SHBA-Turqi, pret presidenti turk Tayyip Erdogan nga presidenti amerikan Joe Biden.

Para se të nisej për takimin e nesërm të NATO-s në Bruksel, Erdogan tha se ai priste “një qasje të pakushtëzuar, por ka pak shpresë se ata do të zgjidhin një mosmarrëveshje të hidhur që ndan NATO-n

“Dua një qasje të pakushtëzuar nga Uashingtoni kur të ulem nesër përballë Biden, pasi unë dhe Biden duhet të përfitojmë nga takimi i nesërm për t’i dhënë fund problemeve të së kaluarës, duke përfshirë këtu dhe mosmarrëveshjen mbi blerjen nga ana jonë të sistemit të raketave ruse S-400. Ne duhet t’i lëmë këto problemet pas”, është shprehur Erdogan.

Një tjetër çështje që Erdogan do të ngre në këtë takim, është edhe njohja  nga Shtëpia e Bardhë e “gjenocidit armen”, e cila e ka zemëruar Ankaranë dhe tërheqjen e SHBA nga Turqia të programit të saj të avionëve luftarakë F-35.

“Një vend aleat që merr një pozicion të tillë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me NATO-n, çështja e Armenëve, na ka shqetësuar dhe mërzitur, pasi është e pamundur të shkosh përpara pa e kujtuar atë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar seanca ku u debatuar në lidhje me situatën…