Erdogan pranon fitoren e kandidatit të opozitës në Stamboll
Debatet e periudhës elektorate kanë mbaruar, të gjithë janë kthyer në jetën e përditshme dhe të përqëndruar në shtëpi dhe punë, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duke folur në Ankara në një konferencë sindikale pas formalizimit e zgjedhjes së kandidatit si kryetar i bashkisë së Stambollit i opozitës, Ekrem Imamoglu.
Kërkesa e AKP për t’u rikthyer në votime për dyshime në parregullsi të organizuara në votimin e 31 marsit është ende në pritje nga Komisioni i Lartë Elektoral, por deklarata e këtij mëngjesi nga presidenti Erdogan duket se tregon një pranim të rezultit.
Sipas opozitës, ekzistonte një rrezik për presion nga ana e kreut të shtetit ndaj organit të kontrollit të votimit.
Sipas të dhënave zyrtare në fund të rinumërimit, kandidati i opozitës Imamoglu, kryesonte me 13 729 vota më shumë ndaj ish-kryeministrit Binali Yildirim.