Erdogan pritet ta vizitojë Maqedoninë në maj
20 shkurt 2018
| 22:32
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për ftesën e homologut të tij Gjorge Ivanov në Maqedoni, deklaroi se në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni.
Erdogan dhe Ivanov, pas takimit të realizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.
Presidenti i Turqisë theksoi se ruajtja e qetësisë dhe paqes në Maqedoni, e cila është pasqyra e Ballkanit, është një shembull i rëndësishëm për rajonin.