Erdogan: Pro Suedisë në NATO vetëm nëse ShBA-ja përmbush premtimin për avionët F-16

26 shtator 2023 | 12:58

Parlamenti turk do të mbajë premtimin dhe do të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO-n nëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden mundëson shitjen e avionëve amerikanë F-16 në Ankara, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, Erdogan tha se Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO javën e kaluar në Nju Jork.

Erdogani deklaroi se administrata amerikane e lidh shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi me ratifikimin nga Ankaraja për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësimin në NATO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka mbetur gjithmonë në zemrën e Mario Balotellit.…