Erdogan: Turqia do të nisë luftë me rebelët libianë
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan është zotuar të martën se do t’i japë një “mësim që meriton” komandantit të ushtrisë kombëtare të Libisë, Khalifa Hafter, nëse vazhdojnë sulmet ndaj qeverisë së Tripolit.
Duke iu drejtuar ligjvënësve të partisë së tij në Ankara, Erdogan lavdëroi Fayez Sarraj, kreun e qeverisë që është e njohur nga Kombet e Bashkuara në Libi, duke thënë se ai kishte shfaqur një “qëndrim jashtëzakonisht konstruktiv dhe kompromentues” gjatë bisedimeve të paqes në Moskë.
Erdogan ka deklaruar se tani i takon presidentit Putin të bindë Haftarin të pajtohej me një propozim për armëpushim.
Sarraj dhe Hifter shkuan në Moskë të hënën për bisedime me diplomatët e lartë dhe zyrtarët ushtarakë nga Rusia dhe Turqia.
Ata u larguan nga Moska pa arritur marrëveshje me Rusinë, marrëveshje kjo që u propozua nga Rusia dhe Turqia në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës civile të gjatë të vendit të Afrikës së Veriut.
Bisedimet zgjatën rreth shtatë orë megjithëse Sarraj dhe Haftar nuk u takuan drejtpërdrejt.
Ata konsideruan një projekt-dokument që përshkruante detaje të një armëpushimi të propozuar së bashku nga Rusia dhe Turqia.
Sarraj firmosi draftin para nisjes, ndërsa Haftar kërkoi më shumë kohë për ta shqyrtuar atë dhe më pas u largua nga Moska pa nënshkruar dokumentin.
Në një deklaratë të martën, Misioni i Mbështetjes së Kombeve të Bashkuara në Libi u kërkoi të dy palëve “të bëjnë përpjekje të vazhdueshme diplomatike dhe të krijojnë mundësi për ndërprerje të përhershme të armiqësive”.
Rusia dhe Turqia mirëpritën planin e Gjermanisë për të mbajtur një samit të paqes për Libi në Berlin këtë muaj.