Erdogan viziton Tiranën më 10 tetor, më pas Beogradin

02 tetor 2024 | 19:14

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Burime për A2CNN bëjnë me dije se vizita e tij në Shqipëri do të jetë njëditore dhe më pas lideri turk do të udhëtojë drejt Serbisë.

Tutje bëhet e ditur se vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 10 tetor, ndërsa një ditë më pas lideri turk do të ndalet në Beograd.

Për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdoganit mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Videoja e marrë nga droni tregon të paktën gjashtëmbëdhjetë ushtarë…