Erdogani: Më 29 tetor hapet aeroporti i tretë i Stambollit
04 qershor 2018
| 13:21
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një mitingu në qytetin turk të Konyas, ka bërë me dije se aeroporti i tretë në Stamboll do të hapet më 29 tetor të këtij viti.
Ai ka thënë se ky aeroport ka një kapacitet vjetor prej 90 milionë pasagjerësh.
“Më 29 tetor do të hapim aeroportin e tretë (në Stamboll). Jemi duke ndërtuar një aeroport me kapacitet vjetor prej 90 milionë udhëtarësh, i cili do të jetë një nga tre të parët në botë”, ka thënë Erdogani.
Më tutje, Edogani ka theksuar se Turqia posedon edhe sisteme të fluturakeve pa pilot me ose pa armë.(AA)