Erdogani, aleatëve: Do t’i them “jo” anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

19 maj 2022 | 17:06

Presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan, u ka thënë aleatëve se do t’i thotë “jo” ofertës së Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në një bisedë me studentët, mediat e huaja kanë shkruar se Erdogani ka thënë: “Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO”.

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është vendimtar sepse NATO-ja i merr vendimet me konsensus. Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi.

Erdogani ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen e perceptuar të Suedisë – dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës – për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK.

Konflikti me PKK-në ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984.

Të enjten paradite, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ishte “i bindur se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me familjen e NATO-s”, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq do të zbulojë të ardhmen e tij pas…