Erdogani bën thirrje për forcim të lirës turke
27 maj 2018
| 12:47
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për konvertim të dollarëve dhe eurove në lira, për të krijuar një rritje të kësaj valute në krahasim me valutat e huaja.
“Vëllezërit e mi që kanë dollarë dhe euro nën jastëkët e tyre, investoni paratë tuaja në lira. Ne do të bëjmë këtë ndryshim së bashku”, ka thënë Erdogan, raportojnë mediet turke.
Ky fjalim ishte pjesë e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të planifikuara të mbahen më 24 qershor.
Autoritetet turke thonë se refuzimi i lirës ka qenë konspiracion nga fuqitë e huaja për dobësim të shtetit.
“Nëse në sektorin financiar luhen këto lojëra të punës kundër investitorëve tanë dhe ndërmarrësve, ju informoj se do të paguani një çmim të madh”, ka deklaruar Erdogan.