Erdogani bën thirrje për raporte më të mira me Kirgizinë
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Kirgizinë gjatë një vizite zyrtare.
Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Kirgizisë Sooronbai Jeenbekov në Bishkek, Erdogan ka bërë thirrje për më shumë fluturime mes dy vendeve si dhe ndërhyrje të Turqisë në rikonstruktimin e aeroporteve në Kirgizi.
Erdogani ka thënë se nuk ka dashur të kthejë raportet bilaterale pas tentim grusht-shtetit më 2016. Ish presidenti i Kirgizisë Almzabek Atambaev, ka kritikuar veprimet e Turqisë pas dështimit të grusht-shtetit, që përfshiu arrestimin e mijëra njerëzve, në mesin e tyre, zyrtarë, gazetarë dhe mësues të dyshuar për lidhje me Fetullah Gylen.
Erdogani ka kërkuar nga Kirigizia të mbyllë grupet e lidhura me Gylenin, për shkak të kërcënimit të sigurisë.