Erdogani betohet si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë
09 korrik 2018
| 16:24
Rexhep Taip Erdgoan është betuar si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë, pas fitores së tij në zgjedhjet e 24 qershorit.
Ai pritet të njoftojë kabinetin e tij më vonë gjatë ditës. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.
Erdogani ka fituar një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).