Erdogani: Botës islame i bëj thirrje ta mbështesë Shqipërinë
27 nëntor 2019
| 14:51
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë me dije se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Erdogan ka theksuar se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.
“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë, Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim”.
“Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, ka thënë Erdogan.