Erdogani: Çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, e pranueshme për Turqinë
07 tetor 2019
| 12:58
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Turqia është e gatshme të bëjë çmos për ta zgjidhur çështjen e Kosovës.
Ai ka thënë se marrëveshja që do të ishte e pranueshme për të dyja palët gjithashtu do të ishte e pranueshme edhe për Turqinë.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Erdogani ka thënë se arritja e një marrëveshje rreth çështjes së Kosovës që kënaq të gjithë palët është thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse Turqia mbështet vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Erdogani ka thënë se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Serbisë bazohen në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.