Erdogani deklarohet për deportimin e shtetasve Turq

30 mars 2018 | 14:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sipas tij sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA)

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, ka deklaruar Erdogan.

Gjatë mëngjesit të ditës së djeshme janë arrestuar gjashtë shtetas turq, pesë prej të cilëve ishin punëtorë në kolegjin “Mehmet Akif” dhe një tjetër ishte mjek.

Kolegji “Mehmet Akif” konfirmoi se të arrestuar janë: drejtori i përgjithshëm i Kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden, zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Yusuf Karabina; drejtori i shkollës në Gjakovë, Karaman Demirez; Cihan Oskan dhe Hasan H. Gunakan. Personi i gjashtë ishte mjeku, Osman Karakaya.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar qytetarët se nga…