Erdogani: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar ndarjen e Çmimit Nobel të Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq, i gjykuar për krime lufte.
“Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përpos shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut”, ka thënë Erdogani në një mesazh me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Handke njihet si një admirues i madh i Millosheviqit, i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.
“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.
Me fitimin e Çmimit Nobel, Handke do të marrë gjithashtu 9 milionë krona suedeze (952 mijë dollarë), si dhe një medalje dhe një diplomë.