Erdogani e hedh në mbeturina letrën e Trumpit
Letra ku Presidenti Trump i drejtohet homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, me shprehjet “mos bëj të fortin” dhe “mos u trego budalla”, raportohet se ka marrë një përgjigje po aq të pazakontë nga Erdogan.
Burime nga presidenca turke thanë se Erdogani e ka hedhur letrën në mbeturina, duke urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak në veri në Sirisë.
“Presidenti Erdogan ka refuzuar propozimin dhe ka hedhur në mbeturina këtë letër të shkruar më 9 tetor. Përgjigja më e mirë ndaj kësaj letre është operacioni ‘Burimi i Paqes’ që nisi më 9 tetor në orën 16:00”, ka deklaruar presidenca turke për “CNN Turk”.
Në letër, Trump i propozonte marrëveshje në të mirë të ekonomisë turke Erdoganit, duke i kujtuar edhe zhvleftësimin e Lirës Turke një vit më parë për shkak të pastorit amerikan, Brunsun, të burgosur e më pas të liruar nga Ankaraja./tvklan/