Erdogani e mban për dore Putinin, a po i ndihmon të ecë?

19 shtator 2022 | 08:21

“Nexta” në “Twitter” ka publikuar videon ku në qendër të vëmendjes janë presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij rus Rexhep Tajip Erdogan.

Në video shihen se si Erdogani dhe Putini ecin nëpër korridor, e Erdogani gjatë tërë kohës e mban për dore Putinin.

Siç mund të shihet në video, “Nexta” shkruan se Erdogani e ndihmon Putinin të ecë.

Derisa ecnin, liderët diskutonin, kurse Putini as që e lëvizte dorën për të cilën e mbante Erdogani.

Dyshja po qëndrojnë në Uzbekistan në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim që po mbahet në qytetin Samarkand.

Për këtë video individët shprehën mendime të ndryshme, disa thanë se Putini nuk duket mirë me shëndet, të tjerët thanë se nuk shohin asgjë të keqe përveç miqësisë së dy liderëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se është “shumë herët” për…