Erdogani: Forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin
18 mars 2018
| 17:25
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka njoftuar se forcat e mbështetura nga shteti turk kanë marrë nën kontroll qytetin sirian Afrin, pas dy muajsh ofensivë kundër milicisë kurde të Sirisë.
Një zëdhënës i forcave rebele siriane, që mbështeten nga Turqia, ka thënë se forcat kanë hyrë në Afrin, ndërsa forcat kurde të YPG-së janë tërhequr nga qyteti.
Ankaraja i konsideron forcat kurde në Afrin si terroriste, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se luftëtarët sirianë kanë hyrë në Afrin, pasi janë ndihmuar përmes sulmeve ajrore nga Turqia.
Mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë ditëve të fundit.