Erdogani, Greqisë: Ulu ose do të ballafaqohesh me përvoja të dhimbshme

07 shtator 2020 | 08:45

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar Greqinë me ‘përvoja të dhimbshme’ nëse vendi nuk hyn në bisedime me Turqinë mbi pretendimet e diskutueshme territoriale në Mesdheun Lindor.

Të dy vendet kanë qenë në një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e kërkimit të naftës dhe gazit në zonë, me Turqinë gjithashtu në konflikte kundër Qipros për të njëjtat çështje.

“Ata ose do ta kuptojnë gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në terren me përvoja të dhimbshme”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të shtunën.

“Ata do të kuptojnë se Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake për t’i grisur hartat dhe dokumentet imorale të vendosura”, shtoi Erdogan, duke iu referuar zonave të shënuara nga Greqia dhe Qiproja si zonat e tyre ekonomike detare.

Një gazetë turke ka raportuar se tanke turke po zhvendosen drejt kufirit grek.

Por, Turqia përballet me një gamë të gjerë kundërshtarësh në Mesdheun Lindor. Franca, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar të gjitha forcat për t’u bashkuar me lojërat e luftës ose me Greqinë ose Qipron në javët e fundit. Egjipti ka nënshkruar një marrëveshje kërkimi të energjisë me Athinën për Mesdheun. Bashkimi Evropian, i cili numëron Greqinë dhe Qipron si anëtare, ka kërcënuar gjithashtu sanksione të mundshme kundër Ankarasë për veprimet e saj ‘të paligjshme’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 shtatori,…