Erdogani i bindur se ShBA-ja nuk do të vendosë sanksione ndaj Turqisë

30 qershor 2019 | 14:57

 

Presidenti  i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se është i sigurt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nuk do të vendosin sanksione ndaj shtetit të tij, pasi Ankaraja insiston që të mos e anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore “S-400” nga Rusia.

Erdogani është takuar në margjinat e samitit të G20-ës me presidentin e ShBA-së, Donald Trump me të cilin kanë biseduar për marrëveshjen e Turqisë me Rusinë për blerjen e sistemeve “S-400”.

“Dëgjuam nga ai (Trumpi) se nuk do të ketë diçka të tillë (sanksione)”, ka thënë Erdogani.

Erdogani ka insistuar se Turqia dhe ShBA-ja janë partnerë strategjikë dhe shtoi se “askush nuk ka fuqi që të ndërhyjë në sovranitetin e Turqisë”.

Zyra e Erdoganit, përmes një deklarate ka thënë se presidenti Trump ka shprehur dëshirën e tij që çështja e sistemit “S-400” të mund të “zgjidhet pa prishur marrëdhëniet bilaterale” ShBA-Turqi, raporton “AFP”.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni që marrëveshja për blerjen e këtij sistemi të mbrojtjes raketore të anulohet, Erdogani vazhdimisht ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë dhe së fundmi ka thënë se dërgesa e parë e sistemeve ruse do të arrijë në Turqi në mesin e muajit korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka tre muaj që ka mbetur…