
Erdogani i reagon ashpër Bidenit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden në fundjavë lidhur me gjenocidin turk ndaj armenëve.
Erdogani përdori fjalë të ashpra kundër Joe Bidenit në fjalimin e tij të hënën. Sipas Erdoganit, ai fillimisht duhet ta mësojë mirë historinë.
Joe Biden u bë presidenti i parë amerikan që njohu ngjarjet e fillimit të shekullit të 20-të kundër armenëve si gjenocid. Pikërisht ky fakt ngjalli pakënaqësi në Turqi.
Sipas historianëve dhe studiuesve armenë, 1.5 milion nga njerëzit e tyre vdiqën në një “gjenocid” të kryer nën Perandorinë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ankaraja pranon se armenët dhe turqit vdiqën ndërsa forcat osmane luftuan kundër Rusisë cariste.
Por Turqia mohon me forcë një politikë të qëllimshme gjenocidi dhe vëren se termi nuk ishte përcaktuar ligjërisht në atë kohë.