Erdogani nesër viziton Francën
04 janar 2018
| 16:24
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po përpiqet që të përmirësojë raportet e vendit të tij me shtetet evropiane, pas përkeqësimit të marrëdhënieve më 2017, kur ai kishte akuzuar liderët evropianë për sjelle naziste.
Erdogani do të vizitojë Francën nesër (e premte) , ku do të takohet me homologun e tij Emmanuel Macron, përderisa ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu të shtunën do të takohet në Gjermani, me homologun e tij, Sigmar Gabriel, raporton “AP”.
Vizita e Erdoganit në Francë, vjen një javë pasi ai kishte thënë se Turqia shpreson që të përmirësojë raportet me disa shtete evropiane, duke thënë se vendi i tij “duhet të ulë numrin e armiqve dhe të rrisë atë të miqve”. (Rel)