Erdogani nis vizitën në Britani të Madhe
13 maj 2018
| 16:59
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka nisur vizitën e tij në Britani të Madhe ku të martën do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta dhe kryeministren Theresa May.
Para nisjes nga Stambolli, Erdogani e ka quajtur Britaninë “partner strategjik dhe aleat”. Ai ka thënë se me zyrtarët britanikë do të diskutojë për çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Një ndër këto çështje janë edhe zhvillimet me Qipron, ku Turqia dhe Britania veprojnë si garantues si dhe një plan të përbashkët në Lindjen e Mesme, në veçanti në Siri, Irak dhe Iran.
Erdogani ka theksuar se takimet do të fokusohen në marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Britanisë.
Ai ka theksuar se do te vazhdojë raportet ekonomike me Britaninë edhe pas Brexit.