Erdogani: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi është rritur në 58
01 nëntor 2020
| 17:05
Numri i viktimave të tërmetit që ka goditur rajonin e Egjeut në Turqi të premten është rritur në 58, ka thënë presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Të paktën 896 njerëz mbetën të lënduar nga tërmeti prej 6.6 shkallësh të Rihterit që ka goditur Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë.
“Ne jemi të vendosur të fashojmë plagët e vëllezërve dhe motrave tona në Izmir, të cilët u prekën nga tërmeti para se të fillonte moti i ftohtë dhe shiu”, ka thënë Erdogani në një takim të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën e Samsunit, raporton “Anatolia”.