Erdogani paralajmëron Greqinë: Do nxjerrim gjithçka në Detin e Zi dhe Mesdhe

09 nëntor 2021 | 14:42

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ia ka bërë me dije Greqisë se Turqia do të marrë gjithçka që i takon në Mesdhe, në Egje dhe në Detin e Zi.

“Dëshironi apo jo, ne do të rrisim numrin e sizmografëve”, ka thënë Erdogani.

Mediat turke kanë raportuar për planet e Turqisë për të blerë një platformë të katërt shpimi.

Duke folur në inaugurimin e termocentraleve, presidenti turk ka thënë se “gjithçka që ekziston në Detin e Zi dhe Mesdhe do të gjendet dhe do të nxirret”, raporton “Abcnews”.

Ai ka theksuar se “sizmografët tanë dhe pajisjet e shpimit do të arrijnë nivelin më të lartë të kërkimit, nxjerrjes në dete të thella. Kështu do të operojnë atje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës, Financave dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar…