Erdogani paralajmëron ‘masakër’ në Idlib të Sirisë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”.
Komentet vijnë derisa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.
“Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa”, ka thënë Erdogani.
Ai po ashtu ka paralajmëruar për rrezikun që luftimet e rënda të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.
Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe forcat ruse dhe iraniane.
Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit, gjatë luftës në Siri.
Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib.