
Erdogani pritet të mbajë fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, zbulohet data
11 janar 2022
| 13:55
Seanca e parë parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion të ri do të zhvillohet më 17 janar, në orën 17:00.
Mësohet se në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili do të jetë në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Erdogani do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve shqiptarë. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar.